Sport

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Paris


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slam-it, që po mbahet në Parisi.

Për të arritur në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti me “Waza-ri” xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Ndeshja e parë e Distrias ishte përballë francezes, Anais Mosdier, të cilën e mposhti pas 1.42 minuta, me “Ippon”.

Medalistja e artë olimpike garon garon në kategorinë deri në 52 kg, dhe po synon një medalje të artë edhe në Paris.

Katër xhudistë kosovar morën pjesë në Grand Slam-in e Parisit, por tre nga ta janë diskualifikuar.

Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, por për fat të keq, tre të fundit janë diskualifikuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore