Sport

Distria Krasniqi, e 5-ta në Grand Slam Baku


Përfaqësuesja e vetme e Kosovës në Baku, Distria Krasniqi, medalistja e artë në Tokio 2020, u pozicionua në vendin e pestë në Grand Slam për xhudo.

Krasniqi, në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari japonezen, Nanako Tsubone, në çerekfinale humbi në vazhdime me Ippon nga hungarezja, Reka Pupp.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshje në repesazh ku mposhti me Ippon belgen, Amber Ryheul.

Distria për të bronztën humbi në vazhdime me Ippon kundër garueses nga Rusia, Anastasia Polikarpova dhe kështu u rendit e 5-ta në këtë Grand Slam.

Hera e fundit kur Distria ishte ndeshur para Grand Slam-it, ishte dita historike kur fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios.

Në turne morën pjesë 196 garues, prej të cilëve 129 meshkuj dhe 67 femra. Pjesëmarrësit ishin nga 29 shtete të botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore