Sport

Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria do të përballet me kampionen olimpike “Tokio 2020”, japonezen Uta Abe.

Ndërkohë, në çerekfinale, Distria e eliminoi koreanen Seyun Jang, luftë të cilën kosovarja e përfundoi brenda 20 sekondave.

Para çerekfinales, Distria e eliminoi belgen Amber Ryheul.

Rrethin e parë “Disi” e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë e eliminoi xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore