Sport

Distria fiton medaljen e bronztë në botërorin e xhudos Tashken 2022


Kampionia Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në botërorin e xhudos, Tashken 2022, që po mbahet në Uzbekistan.

Ajo në ndeshjen për medaljen e bronztë, mposhti izraeliten, Gefen Primo, në kategorinë deri 52 kg.

Kjo është medalja e dytë e bronztë botërore për Krasniqin në karrierën e saj.

Kujtojmë se në raundin e tretë, ajo fitoi ndaj medalistes së argjendtë të Rio 2016, Odette Giuffrida.

Në çerekfinale ajo mposhti mongolezen, Khorloodoi Bishrelt për 15 sekonda me Ëazari.

Por, në gjysmëfinale, Distria u mposht nga Chelsie Gilles e Britanisë së Madhe.

Megjithatë, ky botëror i xhudos rezultoi të ishte i suksesshëm, pasi Distria fitoi medaljen e bronztë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore