Jetesë & Stil

Diletta Leotta reagon ashpër pas spekulimeve për ndarjen me Can Yaman


Prezantuesja italiane Diletta Leotta dhe aktori i njohur me origjinë shqiptare Can Yaman, prej pak kohësh janë përfshirë në një lum lajmesh për raportin e tyre të dashurisë.

Një pjesë e mediave italiane, por edhe atyre turke kanë dyshuar për romancën e dy të rinjve, madje së fundi kanë shkruar edhe për një krizë në çift.

Ndonëse asnjëri prej personazheve nuk kanë dalë në deklarata publike për të sqaruar spekulimet, lajmet kanë vijuar deri aty sa mendohet se Diletta, pasi u nda nga Can Yaman, ka nisur një histori dashurie me djalin e presidentit të klubit të Romës, Ryan Friedkin.

Ata janë parë së bashku në një hotel dhe këtu lindën të gjitha aludimet.

Mirëpo, Diletta, më në fund, ka reaguar e lodhur nga këto thashetheme dhe akuza.

Në profilin e saj në Instagram, në një status të gjatë e të ashpër, prezantuesja shkruan se asgjë nuk është e vërtetë nga thashethemet e fundit.

“Gjithmonë kam heshtur, por deri tani. Mashtroja veten kur mendoja se herët apo vonë lajmet e mira do të mbizotëronin mbi gazetarinë e mbeturinave. U bëra pjesë e helmit të thashethemeve, fotografë poshtë shtëpisë, skuterë që vinin pas çdo lëvizjeje timen, dronët jashtë dritareve, por tani jam e lodhur.E them këtë, sepse duke lexuar gënjeshtrat në gazeta që janë shkruar për mua çdo ditë, çdokush mund të mendojë se jam një ngrënëse burrash, një grua e paaftë për të dashur. Dhe kjo është e papranueshme. Mos më thoni që ky është çmimi për të paguar për suksesin.

Unë nuk fyej dhe nuk gjykoj askënd. Më shpjegoni pse pra, një grua nuk mund të ketë miq, por gjithmonë vetëm të dashur? Sepse nëse takoj një djalë të mirë dy herë për një aperitiv, po flasim menjëherë për dashuri të re? Pse nëse bëj një reklamë me një futbollist, tregon se ne jemi një çift sekret? Sepse, nëse shoqërohem me një aktor të bukur dhe jemi të lumtur, duhet të jetë një histori e sajuar. Dhe nëse për shkak të karantinës, heq dorë nga një udhëtim i mrekullueshëm jashtë vendit, po flasim për një krizë mes nesh?

Kam duruar gjithçka deri më tani, por mendoj se asnjë mashkull i famshëm nuk është subjekt i vëmendjes gazetareske në sferën private siç është një grua. A mund t’ju them se jam mërzitur edhe për lexuesit që mashtrohen nga gazetarët e painformuar, edhe për njerëzit përreth meje që shpesh lëndohen për shkak të gënjeshtrave, edhe për gjyshen time, 80-vjeçare, beson gjithçka që shkruajnë gazetat.

Stop! E zgjata shumë, kërkoj ndjesë për këtë, por siç thonë në Romë, “çfarë është për t’u bërë, do bëhet”,ka shkruar prezantuesja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore