Lajme

Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiç


Ilustrim.

Vetura e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç, është kapluar nga flakët mbrëmjen e së hënës në Leposaviq.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për Veri, Veton Elshani.

“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani për AP.

Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiç.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Dragana Miletiç, është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetem.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore