Sport

Diego Costa drejt transferimit te Atletico Miniero


Diego Costa është në bisedime për të nënshkruar me klubin brazilian Atletico Mineiro, sipas mediave në Brazil.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka qenë pa ekip që nga përfundimi i kontratës me Atletico Madrid në dhjetor të vitit 2020 pavarësisht se kishte hyrë në bisedime me Benfica, Besiktas dhe Palmeiras.

Costa, 32 vjeç, thuhet se ka zvogëluar kërkesat e tij financiare në mënyrë që të lehtësojë negociatat me Atletico Mineiro.

Ish-reprezentuesi spanjoll, i cili ka shënuar më shumë se 200 gola në karrierën e tij, është i etur për të ndihmuar skudrën për të fituar Copa Libertadores.

Gjatë karrierës së tij, Diego  Costa ka fituar shtatë trofe me Atletico Madridin dhe tre trofe të tjerë me ekipin e Chelsea-t.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore