Shqipëria

Dibër/ Bllokohet një makinë në Maqellarë, PD pretendon se po blejnë vota


Për ngjarjen në Maqellarë, kandidati për deputet në këtë qark, Luan Haka,  ka bërë me dije se janë gjetur rreth 5 milionë lekë në makinë.

Sipas tij, blerjet e votave po i bën PS-ja. Kjo, shtoi Haka, nuk është hera e parë që PS bën blerje votash. Kandidati për deputet, i cili është i katërti në listë, ka bërë me dije se edhe mbrëmë është bërë evidentimi i një rasti të tillë. Në orën 3 të natës, sipas tij, disa persona në Luzni kanë qarkulluar duke blerë vota.

Të njëjtën akuzë bëri edhe i pari në listën e PD në Dibër, Xhelal Mziu, i cili tha se këto vota po i blen PS-ja.

“Nëse vazhdojnë përsëri kështu, do t’ua thyejmë këmbët”.

Gjithashtu redaksia kontaktoi edhe me policinë e Dibrës, të cilët bënë me dije se policia dhe grupi i hetuesve janë në vendngjarje. Sapo të dalin fakte të reja, ata do të bëhen publike.

Cfarë ka ndodhur?

Në faqen e Facebook-un të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike (PD) në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, është publikuar një video ku tregon disa banorë në Maqellarë, të cilët kanë bllokuar një makinë.

Ata pretendojnë se brenda makinës ndodhen persona të cilët shpërndanin para për të blerë vota.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore