Stil

Diamanti i rrallë rozë del në ankand për më shumë se 35 milionë dollarë


Një diamant jashtëzakonisht i rrallë i quajtur The Eternal Pink pritet të arrijë më shumë se 35 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s.

Çka do të thyente potencialisht rekorde si çmimi më i shtrenjtë për karat që ka dalë ndonjëherë në treg.

Guri i çmuar 10,57 karat do të shfaqet në Hong Kong javën e ardhshme dhe më vonë do të ekspozohet në Dubai, Singapor, Shangai, Tajvan dhe Gjenevë.

Ai do të dalë në shitje më 8 qershor në New York si pjesë e ekspozitës në një ankand të bizhuterive të Sotheby’s.

Diamanti, i cili është montuar në një unazë, është përshkruar nga ekspertët si “i ndritshëm” dhe ka renditjen më të lartë të mundshme për cilësinë e ngjyrës, e përcaktuar si Fancy Vivid.

Ai ka pikën më të lartë për qartësi, njohur si Internally Flawless, që do të thotë se asnjë defekt nuk është i dukshëm nën zmadhimin 10x.

Është ndër diamantët më të pastër kimikisht nga të gjithë, gjë që kontribuon në transparencën e tij.

Çmimi i vlerësuar për karat për The Eternal Pink është 3.3 milionë dollarë, duke i dhënë një shans për të sfiduar rekordin e vendosur nga The Williamson Pink Star, i cili u shit në Sotheby’s Hong Kong në vitin 2022 për 5.2 milionë dollarë për karat.

Ajo perlë u ble nga një koleksionist privat me bazë në SHBA për 57.7 milionë dollarë.

Tre diamante rozë përfshihen në pesë diamantet më të mira për nga vlera e shitur ndonjëherë në ankand. Ato janë bërë më të rralla që nga mbyllja e minierës Argyle në Australi, e cila ishte furnizuesi më i madh i gurëve.

Më pak se 3 për qind e të gjithë diamanteve të paraqitur në Institutin Gemologjik të Amerikës janë me ngjyrë dhe roza është më e rralla prej tyre.

Një pjesë e apelit është misteri sepse nuanca rozë nuk kuptohet plotësisht nga ekspertët. Mendohet se hija vjen nga procesi i formimit të gurit thellë brenda tokës, ndërsa diamantet e tjerë ia detyrojnë ngjyrën e tyre elementëve gjurmë si azoti për të verdhën dhe bori për blunë.

Marrë nga “Bloomberg”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore