Shqipëria

Deputetja gjermane: Furnizimi me vaksina në Ballkan, sukses propagandistik i Kinës


Deputetja gjermane e partisë liberale, Renata Alt, kritikon BE-në për dështim në ofrimin e vaksinës në Ballkan.

Anëtarja e komisionit gjerman për Politikën e Jashtme në një deklaratë për Deutsche Wellen, e quajti një sukses tjetër të propagandës kineze, vendimin e Serbisë për marrjen e vaksinës Sinopharm.

BE ka përgatitur një paketë shtesë për Ballkanin perëndimor. Megjithatë, vonesat në furnizim po dëmtojnë efektivitetin e luftimit të pandemisë në rajon.

Renata Alt shtoi, se këto dështime janë duke drejtuar akoma më shumë vendet e Ballkanit në krahët e Kinës dhe Rusisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore