Lajme

Deputetja finlandeze kërkon që anëtarësimi i Kosovës në KiE të bëhet pa parakushte shtesë dhe masat e BE-së të largohen


Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, ka kërkuar që pranimi i Kosovës ai anëtare e Këshillit të Evropës, duhet të bëhet pa parakushte shtesë.

Tupparainen, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se Evropa të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova s’pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla”.

“Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

Tuppurainen, është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, e cila ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në përpjekjet e saj për të ndërtuar shtet sovran, të bazuar në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Ne duhet të vlerësojmë në mënyrë të barabartë gjendjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë. Masat e njëanshme kundër Kosovës duhet të hiqen”.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kishte votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Para miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.

Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore