Kosova

Deputeti kroat i PE-së: Brukseli ra nën sharmin e Vuçiç-it


Deputeti kroat i Parlamentit Evropian nga Kroacia, Predrag Matiç, duke komentuar kërkesën e deputetëve evropianë për hetim ndaj komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelji për shkak se është “i butë me Serbinë”, Matiç thekson se për një kohë Brukseli ra nën sharmin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe se Varhelji ishte edhe “pak i magjepsur”.

Ai ka folur edhe procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të pajtohet me këtë fakt.

“Kosovën e kanë njohur më shumë se 20 shtete anëtare të BE-së”, tha Matiç për N1.

Matiç ka theksuar se “zgjidhja më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm me negociata”.

Ai thekson se e vetmja mënyrë për të shpëtuar të gjithë Ballkanin është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Popujt e Ballkanit janë masakruar e vrarë nëpër kufij me shekuj dhe kur nuk ka kufij nuk do të ketë “blloqe në rrugë”.

“Në Serbi me shekuj është krijuar një legjendë për Kosovën. Kur të bëhet një regjim pa viza, kur njerëzit të mund të vijnë në vendet e tyre të shenjta, të vizitojnë manastiret, pa i ndalur askush në kufi ose pa pyetur se çfarë lloj targash kanë, atëherë do të jetë shumë më e lehtë dhe njerëzit do të mësohen me kalimin e kohës”, tha Matiç.

Sipas tij, “Ballkani për shekuj ka qenë vendi më i favorshëm për nxitjen e konflikteve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore