Kosova

Deputeti i LVV-së del kundër shtrenjtimit të rrymës: Jam me qytetarët


Burim Karameta

Deputeti i Vetëvendosjes, Burim Karameta, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ndryshe nga bashkëpartiakët e tjerë ka deklaruar se vota e tij do të jetë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Për Karametan, mendimi i tij është ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën, por se do të jetë gjithmonë kundër gjërave që shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Gjatë gjithë kohës fushatën e kemi udhëhequr duke thënë se deri tash është bërë politikë me qytetarët, e tani do të bëjmë politikën bashkë me qytetarët. Po bëjë thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta”, ka deklaruar ai.

“Deputetë e qytetarë, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u bashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Vota ime do të jetë kundër rritjes eventuale të rrymës”, ka vazhduar ai.

Deputeti ka bërë të ditur se 63 për qind e familjeve do të goditen nga rritja e energjisë elektrike.

“Familja ime përbëhet nga 4 anëtarë dhe jetoj në një banës 54 m2. Jetesën në atë banes e filloj në orët e pasdites dhe si është e mundur të kursej aty kur fatura asnjëherë nuk më vjen me shpenzime më poshtë se 1000 kilovatë orë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore