Deputetët pyesin Kryeshefin e IPK-së: A u intervistua Drejtori i Policisë për kapjen e 400 kg drogë?
Këtë të martë, në orën 10:00, raporton para anëtarëve të Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj,
Hodaj do të pyetet nga deputetët e këtij komisioni nëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është intervistuar për rastin e kapjes së 400 kilogramëve drogë në hyrje të Lipjanit që kishte ndodhur në maj të këtij viti.
“Ka mundësi që e pyesim, dalim në konferencë pas mbledhjes”, tha kryetar i Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha për Albanian Post.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe anëtari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci.
“Do e pyesim për këtë dhe shumë tema tjera”, ka potencuar Bajqinovci.
Ndërkaq më 24 nëntor, Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media e ka mohuar që e kanë intervistuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, për rastin e kapjes së 400 kilogramëve drogë në hyrje të Lipjanit që kishte ndodhur në maj të këtij viti.
Sipas njoftimit të IPK-së, Mehmeti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, për rastin kur një zyrtar policor është dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e IPK-së.
Në muajin maj të këtij viti, 400 kilogramë kokainë ishin gjetur në një kamion në Lipjan dhe dyshohet se destinacion mund ta kenë pasur Gjermaninë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve tanë” dhe i përgëzoi “pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.
“Republika e Kosovës, me të gjitha kapacitetet e saj, do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”, kishte thënë Sveçla.
Në këtë aksion ishin arrestuar shtatë persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë
-
Britma, dhimbje dhe kufoma në tmerrin e Rafahut: Nën bomba po digjet edhe njerëzimi
-
Të mbrosh veten në luftë kushton 66 herë më shumë se të sulmosh: mësimi i Kupolës së Hekurt injorohet
-
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme” – mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë