Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me 14 janar zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Greqi ku u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Fokusi i bisedimeve ishte krijimi i aktiviteteve ndërmjet dy vendeve, në përputhje me Planin e Veprimit për Bashkëpunim dhe zbatimin e Marrëveshjes për Partneritet Strategjik.
Gjatë takimit u diskutua dhe për intensifikimin dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e infrastrukturës, energjisë dhe lëvizjes së lirë ndërkufitare të qytetarëve.
“Synimet tona të sinqerta janë të kapërcejmë pragun e fqinjësisë së mirë, dhe të hedhim bazat për ndërtimin e një miqësie më të thellë afatgjatë midis dy vendeve”, është shprehur Osmani.
Një rëndësi e veçantë ju dha dhe integrimit evropian dhe aleancës brenda NATO-s.
“Unë mendoj se mbështetja parimore e Greqisë për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE) është e një rëndësie të veçantë. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje dhe e konsiderojmë atë si një nga kontributet kryesore në krijimin e miqësisë afatgjatë midis dy vendeve”, ka theksuar Osmani./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Taravari, simpatizantëve të “VLEN-it: Pata ofertë nga Ahmeti, zgjodha të jem me ju – bashkëpartiakët e mi s’munden ta refuzojnë
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Mickoski takon Taravarin në shtabin qendror të VLEN-it
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo