Sport

Dëmtimi i Kjaer-it, Milan-i hedh sytë nga mbrojtësi i FIorentina-s


Milan-i ka marrë një lajm të hidhur për qendërmbrojtësin danez, Simon Kjaer. Ai u dëmtua në ndeshjen përballë Genoa-s, të fituar 3-0 nga kuqezinjtë dhe pritet të mungojë deri në gjashtë muaj.

Stefano Pioli edhe pse ka emra të tjerë në stol për të zëvendësuar Kjaer-in si Alessio Romagnoli-n, Matteo Gabbia-n dhe Pierre Kalulu-n, përsëri dëshiron përforcim të ri në mbrojtje.

Në munges të një lideri në mbrojtje si Kjaer-i, Milan-i po studion alternativat tashmë për merkaton e janarit. Listën e prin Nikola Milenkovic-i i FIorentina-s.

Milenkovic-i është një emër që është lidhur edhe më parë për një transferim te kuqezinjtë. Asokohe Fiorentina kërkonte 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Sipas “La Gazzetta delllo Sport”, serbi aktualisht ka klauzolë 15 milionë euro.

Investimi faktikisht është i hershëm, pasi nuk ishte në planet e kuqezinjëve, por ai do të jetë edhe me një sy nga e ardhmja. Këtë kriter e plotëson më së miri 24-vjeçari i Fiore-s, Milenkovic-i.

Alternativa të tjera janë edhe Luis Felipe i Lazio-s, apo dhe rikthimi i Mattia Caldara-s. Italiani aktualisht është i huazuar te Venezia.

Përsa i përketë Felipe-s, 24-vjeçari brazilian po shkon drejt përfundimit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar.

Emra të tjere të lidhur me kuqezinjtë janë edhe Benoit Badiashile i Monaco-s që vlerësohet 30 milionë euro dhe Becir Omeragic-i i Zurich-ut që kushton 12 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore