Lajme

Demostat: “Daçiç është hajmali, ku shkon ai shkon edhe pushteti”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kandidati për kryeministër të Serbisë, Ivica Daçiç

Qendra Kërkimore “Demostat” në Beograd, thotë se shantazhi i Partisë Socialiste Serbe (SPS) e Ivica Daçiç është duke u rritur ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç, pasi kjo e fundit nuk arriti të sigurojë as shumicën e tjeshtë për të formuar vetë qeverinë.

“Demostat” i ka thënë së përditshmes serbe “Danas” se as Aleksandër Vuçiç nuk ka qëndruar duarkryq në rast se “kërkesat e SPS-së bëhen tepër të mëdha”.

Megjithatë, kryesociollogu i këtij instituti kërkimor, Sreçko Mihailloviç, thotë se “Daçiç është hajmali, nga të shkojë ai, shkon edhe pushteti”.

“Vuçiç ka bërë edhe një listë rezervë, kjo është një përbërje rezervë në Kuvend, me të cilën mund ta formojë qeverinë nëse SPS kërkon shumë. SNS mund ta krijojë shumicë parlamentare vetëm në bazë të koalicionit me Unionin e Hungrezëve të Vojvodinës, por nuk besoj se do të formojë qeverinë me 126-127 deputetë, veçanërisht në këto rrethana”, ka thënë kjo qendër kërkimore.

Kryesociollogu i këtij instituti kërkimor, Sreçko Mihailloviç

Sidoqoftë, konsiderojnë ata, kjo nuk do të thotë se Ivica Daçiç dhe SPS, dhe lista parlamentare rreth koalicionit të SPS-së janë fshirë dhe shkojnë në opozitë.

“Pavarësisht numrit të deputetëve dhe matematikave elektorale, në këso rrethanash gjeopolitike – me shprehjet e tensionuara mes Perëndimit dhe Lindjes për shkak të luftës në Ukrainë, Vuçiç nuk ka mundësi të krijojë qeveri pa SPS-në. Roli i faktorit të jashtëm do të jetë kyç”, thotë Demostat.

“Daçiç mund të jetë i pranueshëm edhe nga Perëndimi nëse e imiton veten, do të thotë, të reduktojë mbështetjen e tij ndaj Rusisë”, thonë ata.

Kryesociollogu i këtij institucioni kërkimor, Sreçko Mihailloviç, thotë se në fakt Daçiç është “magnet i pushtetit”, dhe se “ka të shkojë ai shkon edhe qeveria”.

Duke theksuar se koalicioni rreth SPS-së ka humbur më shumë se 200 mijë vota që nga koalicioni me SNS-në dhe tani ka fituar më shumë se 100 mijë vota në zgjedhjet e mëparshme, ai thotë se “në përgjithësi Ivica Daçiç sjell pushtet ose të paktën është një hajmali i mirë”.

“Mu aty ku shkon Daçiç, shkon edhe qeveria. A nuk ishte kështu me [Boris] Tadiç e dje me Vuçiçin, dhe mbase njëjtë edhe nesër. Të këqinjt e dinë që Feniksi Daçiç dhe SPS-ja e tij janë të ngjashëm me Dushan Mihajlloviç dhe Demokracia e Re e tij”, ka thënë kryehulumtuesi i “Demostat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore