Shëndet

Demenca, shenjat dhe trajtimi i saj


Demenca është një humbje progresive e funksionit njohës, e shënuar nga probleme të kujtesës, probleme në komunikim, gjykim i dëmtuar dhe mendim i hutuar.

Ajo më shpesh ndodh rreth moshës 65 vjeç e lart. Por është një formë më e rëndë e rënies sesa plakja normale.

Demenca është një term ombrellë që i referohet rënies njohëse. Termi përdoret gjithashtu për t’iu referuar një sërë simptomash, nga disa vështirësi të vogla për të funksionuar deri në dëmtime të rënda.

Forma më e zakonshme e demencës është sëmundja e Alzheimerit. Aktualisht nuk ka shërim për shumicën e llojeve të saj. Por ka trajtime të caktuara që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave përkohësisht.

Alzheimeri është një sëmundje progresive e trurit, jo një pjesë normale e plakjes.

Pacientët mund të përjetojnë një sërë simptomash, duke përfshirë çorientimin dhe konfuzionin, humbjen e kujtesës, dyshimet e papritura, të pabazuara për të dashurit, dhe madje edhe ndryshimet e sjelljes dhe personalitetit.

Njerëzit me Alzheimer mund të jenë të fundit që e dinë se e kanë atë. Kjo pasi truri i tyre po preket dhe gjendja e tyre shpesh është më e dukshme për miqtë dhe familjen.

Bërja e ndryshimeve kryesore të mënyrës së jetesës është kritike për zvogëlimin e rrezikut të një personi për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Njëkohësisht si dhe ruajtja e funksionimit të mirë njohës për aq kohë sa të jetë e mundur. Kjo përfshin angazhimin në një aktivitet të rregullt fizik, i cili rrit rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit në tru.

Gjithashtu e rëndësishme të hani një dietë të shëndetshme për zemrën me shumë ujë, fruta, perime dhe drithëra, ndërsa kufizoni sheqerin dhe yndyrnat e ngopura./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore