Shqipëria

Delegacioni i OSBE/ODIHR, takim me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi


Delegacioni i OSBE/ODIHR në Tiranë po zhvillon këtë mesditë një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ursula Jozefa Gacek u zgjodh si kreu i misionit të vëzhgimit zgjedhor për OSBE-në.

Mbërritja e mision paraprak të OSBE-së u paralajmërua më herët. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të vlerësimit të përgatitjeve të bëra deri më tani. Në zgjedhjet që do të mbahen më 25 prill, OSBE/ODIHR mendohet të ketë rreth 240 vëzhgues në të gjithë vendin.

Në deklaratën për shtyp u shpreh se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku pritën në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Delegacioni kryesohej nga Ambasadorja Urszula Gacek dhe përbëhej nga Nënkryetarja e Misionit, zj. Poline Lemos, z. Armen Mazmanyan, analist ligjor, z. Robert Bystricky, analist zgjedhor dhe z. Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor.

Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it me ftesë të qeverisë shqiptare ndodhet në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore