Lajme

Deklarata për Personat e Pagjetur, Haxhiu: Serbia pranoi krimet e kryera në Kosovë


Albulena Haxhiu

Ndonëse Deklarata për Personat e Pagjetur, e cila u miratua më 2 maj në mes të Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç’it në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nuk e ka termin të zhdukur me dhunë (Enforced Disappearance) sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave të Zhdukur me Dhunë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por e ka termin të zhdukur me forcë (forcibly disappeared) që përbënë një terminologji jashtë konventave ndërkombëtare përmes së cilës nuk mund të kërkohet dëmshpërblimi/kompensimi, për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, deklarata në fjalë e bënë Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve.

Sipas saj, për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të jap informacione për varrezat masive po ashtu që të mos pengoj gërmimet ashtu siç ka ndodhur në vazhdimësi.

“Për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet dhe seriozisht nga Qeveria e Kosovës. Pra me atë deklaratë Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu gjatë fjalimi të saj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar edhe deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhën, e cila në fjalimin e saj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, tha se me Deklaratën për Personat e Pagjetur Serbia nuk ka asnjë obligim ligjor në kuptimin e reparacionit dhe çështjeve të tjera që lidhen me kategorinë e pagjeturve në Kosovë.

“Për mua është e pafalshme që një deputete thotë që Serbia apo Serbinë nuk e obligon ky dokument. Kjo është e papranueshmem, kjo është ajo që Serbia dëshiron të dëgjojë. Ka pasur përpjeke nga qeveritë e kaluara, që të amnistohen krimet që i ka bërë Serbia, politikisht ka pasur përpjekje serioze për amnistimin e krimeve të luftës”.

Me marrëveshjen për Personat e Pagjetur Kosova e humbi mundësinë ta padisë Serbinë për gjenocid – ja pse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore