Shqipëria

‘Defender21’, polumbarët amerikanë dhe shqiptarë eksplorojnë Gjirin e Dukatit


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një statusi në median sociale Facebook ka ndarë pamje nga  stërvitja “Defender Europe”.

Ai bën me dije se misioni vijon në një pikë tjetër të Shqipërisë.

Në pamje shihen polumbarët që zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

Do të jenë 28 mijë pjesëmarrës nga 21 shtete. Prej tyre, 16 kombe do t’i mirëpresin trajnimet ushtarake. Pjesa kryesore, do të zhvillohet në Shqipëri.

Rreth 2 mijë e 100 trupa amerikane nga pesë shtete të SHBA-ve, do të jenë pjesëmarrës. Rreth 800 rezerva të Ushtrisë Amerikane gjithashtu.

Nga maji deri në qershor, misione të ndryshme do të zhvillohen. Në 12 shtete do të zhvillohen trajnime të simulimit të luftës.

Simulimet e sulmeve ajrore do të simulohen në nëntë shtete. Ndërkohë operacione speciale për aspektin logjistik dhe atë të shërbimeve spitalore, do të zhvillohen në fund të majit.

Qershori do t’i kushtohet një projekti post-trajnim me gjashtë vende të përfshira në fushën e logjistikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore