Sport

De Ligt afër rinovimit të kontratës së re me Juventus-in


Foto: Getty Images

Manchester United dhe Chelsea kanë marrë një goditje në ndjekjen e mbrojtësit të Juventus-it, Matthijs de Ligt, pasi gjigantët italianë thuhet se janë afër arritjes për një marrëveshje të re.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin e Serie A.

Duke folur për të ardhmen e tij, De Ligt tha se: “Ka bisedime në vazhdim mes meje dhe Juventus-it”.

“Sapo të vijë momenti i duhur, do të vendos të zgjas ose të shikoj më tej”.

Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Antonio Rudiger, ndërsa Manchester United kanë pasur vështirësi me mbrojtjen gjatë gjithë sezonit.

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag, ishte dikur edhe trajneri i De Ligt tek Ajax-i. Tani ai po kërkon ribashkimin e tyre në Manchester.

Juventus nuk kishin një sezon shumë të mirë, pasi përfunduan në pozitën e katërt me 70 pikë.

Në sezonin e fundit me Juventus, De Ligt kishte performanca të mira, ku shënoi tre gola dhe asistoi një herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore