Sport

De Bruyne 2025


Futbollisti kryesor i Manchester City-t, belgu Kevin De Bruyne, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri në vitin 2025.

ESPN raporton që 29-vjeçari e sheh veten si lider të klubit blu dhe “Etihad-in” e sheh si shtëpinë e tij.

City e ka bërë të ditur që De Bruyne ka vendosur që kontratën ta zgjas për dy vite.

Kontrata aktuale e De Bruyne-s skadonte në vitin 2023, kurse kontrata e re ja siguron qëndrimin në klun deri në vitin 2025.

“Nuk mund të ndihem më i lumtur. Që kur u transferova te City në vitin 2015, ky vend ka qenë shtëpi ime”, tha De Bruyne.

“I dua fansat e këtij klubi, familja ime është e lumtur në Manchester dhe klubi vetëm po përforcohet, jam shumë i lumtur”.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar pas rinovimit. Marrëdhëniet e mia me çdo anëtarë të klubit janë të mrekullueshme”, u shpreh belgu.

“Fokusi im tani është që të kem një fund të mirë të këtij sezoni të mrekullueshëm”, mbylli Kevin.

Detajet e kontratës së De Bruyne-s, do bëhen të ditura në orët në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore