Sport

Dardanët zbarkojnë në Qipro, synojnë ta hapin me fitore kampanjën në Ligën e Kombeve


Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Qipros, ku të enjten e 2 qershorit do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros dhe synojnë t’i arkëtojnë tri pikët e para në këtë garë.

Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij.

Është ndeshja hapëse e grupit të dytë të Ligës C, pjesë e së cilit janë edhe Greqia dhe Irlanda e Veriut.

Dy futbollistët e Kosovës, Blendi Idrizi dhe Lirim Kastrati, janë shprehur optimistë para ndeshjes kundër Qipros.

Të dy pas stërvitjes së fundit që Kosova e mbajti në Prishtinë të martën kanë thënë se synojnë ta hapin me fitore kampanjën në Ligën e Kombeve.

Dardanët e presin Greqinë të dielen, derisa më 9 qershor e pret edhe Irlandën e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore