Përballje

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni


Federata Shqiptare e Futbollit, ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Hungari, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Ky takim do të zhvillohet më 12 tetor me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë.

Por, para kësaj ndeshje, Shqipëria fillimisht do të ballafaqohet në Hungarinë në udhëtim, më datën 9 tetor.

Për të ndjekur nga afër këtë ndeshje shumë të vlefshme, tifozët duhet të paguajnë biletat nga 1 mijë lekë, apo rreth 8 euro, që është bileta më e lira, deri te 18 mijë lekë, apo rreth 150 euro në tribunat VIP.

Në këtë ndeshje pritet të jetë interesim i madh për të ndjekur nga afër, sidomos pas situatës që është krijuar në renditjen e Grupit I.

Momentalisht Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë të grumbulluara, katër më pak se Anglia e vendit të parë, ndërsa Polonia renditet e treta me 11 pikë, e Hungaria e katërta me 10.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore