Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Islandë


Kombëtarja e Shqipërisë vijon në muajin shtator aventurën në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë fillimisht do të përballen me Izraelin në udhëtim më 24 shtator, pastaj tre ditë më vonë në “Air Albania” e presin Islandën.

Për sfidën e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat.

Biletat më të lira janë ato pas porte teksa një vend në këtë pozicion kushton 7 mijë e 500 lekë të rinj, ndërsa natyrisht çmimi më i lartë i përket tribunës VIP me çmimin e biletave që shkon deri në 15 mijë lekë të rinj.

Shqipëria momentalisht ka vetëm një pikë në këtë grup, pas barazimit në udhëtim me kombëtaren islandeze 1:1 dhe disfatës zhgënjyese në shtëpi me Izraelin 1:2.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Edy Reja ende besojnë se mund të ndryshojnë këtë situatë. Për ta marrë vendin e parë në grup, kuqezinjtë duhet medoemos t’i fitojnë të dyja këta takime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore