Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, pas ngjarjeve të së mërkurës në Veri të Kosovës ka kërcënuar komunitetin ndërkombëtarë, duke thënë se këta të fundit duhet të marrin masat më me rigorozitet ndaj Kosovës në mënyrë që të ndalin lëvizjet e njëanshme.
Ai ka aluduar se Prishtina është duke marrë veprime të një anshme të cilat sipas tij do ta sjellin të gjithë rajonin në një situatë ose-ose, pra “luftë ose paqe”.
Daçiç ka deklaruar se ajo që po ndodh aktualisht në Veri, nuk është vetëm një tallje në fytyrën e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, por është gjithashtu një përpjekje për të “frikësuar me qëllimin përfundimtar të pushtimit ushtarak të veriut të Kosovës ku jetojnë serbët dhe me qëllimin shtesë për dëbimin e tyre nga Kosova”.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë ka rikujtuar se me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, funksioni i sigurisë në Kosovë kryhet nga ana e KFOR-it, përkatësisht NATO-s.
“Inkursioni i njësisë ROSU ndodh për atë që dihet tashmë”, pra pa u “njoftuar kryetarët e komunave në Veri dhe pa paralajmërim”, duke mos qenë sipas tij në kornizat e Marrëveshjes së Brukselit.
Daçiç akuzon edhe KFOR-in, duke thënë se ata kanë detyrim t’i informojnë serbët nëse ROSU do të hynte në Veri, “nëse ata kanë qenë paraprakisht të informuar”. Andaj, sipas tij kjo është një shkelje tjetër e Marrëveshjes së Brukselit.
Ai akuzon direkt kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për siç thotë ai provokime maksimale “me dëshirën dhe në kundërshtim me të gjitha përpjekjet e Serbisë për një zgjidhje paqësore të problemit dhe vazhdimin e dialogut, për të provuar për të pushtuar veriun me forcë dhe kështu “zgjidhur” çështjen e problemit të serbëve në Kosovë”.
Serbia duhet të tregoj se cilat janë vijat e kuqe të saj në lidhje me provokimet e Prishtinës zyrtare, ka thënë Daçiç.
“Linjat e kuqe (të Serbisë) janë mbijetesa e serbëve në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe ne nuk do të lejojmë asnjë sulm të armatosur në veri dh kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai për mdian serbe Tanjug.
Ndërsa kandidati për presidencën e Serbisë nga koalicioni NADA, Milos Jovanoviç, ka deklaruar se “nëse KFOR-i nuk është i aftë ose i gatshëm të sjellë rend dhe paqe në Veri të Kosovës” për të mbrojtur serbët nga persekutimi, atëherë “shteti i Serbisë e ka detyrim ta bëjë atë, duke njoftuar të gjitha organizatat ndërkombëtare”.
Jovanoviç ka deklaruar se Serbia nuk mund dhe nuk duhet të përmbahet në rrethanat kur ai (KFOR-i) nuk i përmbush ato detyrime (mbajtjen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë)”.
Sipas tij perëndimi është duke mbështetur me anë të heshtjes “politikën e çmendur fashiste të Albin Kurtit”.
Ai ka kërcënuar me ‘luftë’ nëse përndami vazhdon të mbrojë politika të tilla.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se një politikë e tillë pa dyshim mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit dhe fillimin e luftës,” paralajmëroi Jovanoviç.
Koalicioni NADA përbëhet nga Partia Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë.
Ndalini ju ose do t’i ndalojmë ne”, janë fjalët që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se këtë mesazh i ka kumtuar Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Presidenti i Serbisë, në mbledhjen urgjente që ka thirrur me serbët e Kosovës në garnizonin ushtarak të Rashkës, të mbledhurëve u është drejtuar me “unë mendoj njëjtë si ju”, pasi ata bënë ankesat e tyre për aksionin policor të së mërkurës në nivel vendi në Kosovë, por që përfshinë edhe Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria Elbasan konfirmon se personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
-
Blinken dhe Xi takohen, duan ‘partneritet, jo rivalitet’
-
Erdogan do të takojë Biden më 9 maj
-
Zv.kryeministri i Irlandës thotë se politika e Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën është “reagim i gjunjëzuar” ndaj migrimit
Lajmet kryesore
-
Progres – por jo marrëveshje – për dinarin
-
Peleshi në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë
-
Blinken dhe Xi takohen, duan ‘partneritet, jo rivalitet’
-
‘Ditët e Bujqësisë’: Bashkëpunim rajonal me fokus fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural