Lajme

Daçiç i nervozuar për bllokimin e mediave ruse – “Perëndimi po bën cenzurë brutale”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot, me rastin e ndalimit të transmetimit të televizioneve Russia Today dhe Sputnik në mbarë Evropën, se Perëndimi ka vite që “mban leksione për liritë e mediave dhe sot po fut censurë brutale”.

“Perëndimi dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë mësime për liritë e medias për vite me radhë dhe tani po futin censurë brutale për të përhapur urrejtje kundër Rusisë dhe popullit rus”, tha Daçiç për Sputnik në serbisht.

Daçiç tha se mbyllja e Sputnik-ut dhe Rusisë është “krejtësisht e papranueshme në vendet që do të eksportonin vazhdimisht ‘liritë e tyre demokratike’ nëpër botë”.

“A janë këto standarde europiane që ne duhet të zbatojmë, për të futur censurë të ashpër? Serbia nuk do ta bëjë këtë dhe nuk do t’i zbatojë ato censurë dhe ide pothuajse totalitare”, tha Daçiç.

Meta, Google dhe TikTok kanë bllokuar mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik në Evropë, kanë thënë këto kompani..

Kjo gjë do të thotë se faqet në Facebook dhe llogaritë në Instagram që i përkasin RT dhe Sputnik nuk do të jenë më të qasshme nga brenda Bashkimit Evropian, tha të hënën kompania mëmë e Facebook, Meta.

“Ne kemi marrë kërkesa nga një numër qeverish dhe BE për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje me mediat e kontrolluara nga shteti rus,” tha në Twitter zëvendëspresidenti i Meta për çështjet globale, Nick Clegg.

“Duke pasur parasysh natyrën e jashtëzakonshme të situatës aktuale, ne do të kufizojmë aksesin në RT dhe Sputnik në të gjithë BE në këtë kohë,” shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore