Bota

Cuomo, falje pas akuzave për ngacmime seksuale


Pas ballafaqimit të akuzave për ngacmime seksuale, Guvernatori i New Yorkut, Andrew M. Cuomo, kërkoi falje gjatë ditës së diel, për ato që mund të “ishin keqinterpretuar si një flirt i padëshiruar”.

Megjithatë, Cuomo mohoi akuzat se ka prekur apo propozuar në mënyrë të papërshtatshme dikë në zyrën e tij dhe tha se do të fillonte një hetim kundër prokurorit të Përgjithshëm të New York-ut, për akuzat në fjalë.

“Për të qenë i qartë, unë kurrë nuk do të prekja dikë në mënyrë të papërshtatshme dhe nuk kam dashur kurrë të bëj dikë të ndihet keq. Megjithatë, populli i New York-ut meriton një përgjigje për këto akuza”, tha Cuomo në një deklaratë.

Vendimi erdhi pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, kryetari i Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio, një koalicion i ligjvënësve femra të shtetit dhe disa anëtarë të Kongresit u bashkuan me numrin në rritje të aktivistëve dhe ligjvënësve demokratë që kërkonin një hetim të pavarur për pretendimet e ngacmimeve seksuale kundër Cuomo-s, nga dy ish-ndihmëse të tij.

Shumë kanë kërkuar po ashtu që Cuomo të japë dorëheqjen.

Cilat janë akuzat?

Një ish-ndihmëse e guvernatorit, Charlotte Bennett, tha për New York Times se Cuomo i kishte drejtuar asaj pyetje me përmbajtje të lartë personale. Po ashtu, javën e kaluar, një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, përshkroi akuza të ngacmimit seksual kundër Cuomo-s, akte që flitet të kenë ndodhur për vite me radhë.

Cuomo, në deklaratën e tij të dielën, tha se “kurrë nuk kishte ndër mend të ofendonte askënd apo të shkaktonte ndonjë dëm”, por thjesht i pëlqente të ngacmonte njerëzit për jetën e tyre personale “për të shkaktuar pak humor në një biznes shumë serioz”.

“Tani e kuptoj që ndërveprimet e mia mund të kenë qenë të pandjeshme ose tepër personale dhe se disa nga komentet e mia, duke pasur parasysh pozicionin tim, i kanë bërë të tjerët të ndihen në mënyra që unë kurrë nuk i kam synuar. E pranoj që disa nga gjërat që kam thënë, janë keqinterpretuar si një flirt i padëshiruar. Për faktin se dikush është ndier në atë mënyrë, më vjen vërtet keq për këtë”, tha Cuomo.

Nga ana tjetër, figura të rëndësishme politike kanë folur për çështjen në fjalë, duke i bërë thirrje një hetimi të pavarur dhe rigoroz.

“Gratë që kanë dalë me akuza të rënda dhe të besueshme kundër Guvernatorit Cuomo meritojnë të dëgjohen dhe të trajtohen me dinjitet”, tha Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi.

“Presidenti Biden ka qenë i qëndrueshëm se ai beson se çdo grua duhet të dëgjohet, duhet të trajtohet me respekt dhe me dinjitet. Charlotte Bennett duhet të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Po ashtu, dhe Lindsey Boylan” tha në “Shtetin e Bashkimit” të CNN, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Është bërë me dije se, përveç akuzave për ngacmim seksual, Cuomo po përballet gjithashtu dhe me një hetim për fshehjen e numrit të vdekjeve të coronavirusit në shtëpitë e të moshuarve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore