Lajme

Çudiç kritikon ashpër Pallmerin – “Plani i tij çon në shpërbërjen e Bosnjës – nuk u deklarua për letrën”


Sabina Çudiç, Nënkryetarja e partisë boshnjake Nassa stranka.

“S’kam më asnjë dyshim se plani i zotit Pallmer për Bosnjës dhe Hercegovinën është i rrezikshëm dhe shkatërrimtar”, ka shkruar Sabina Çudiç, Nënkryetarja e partisë boshnjake Nassa stranka.

Ky reagim erdhi pas intervistës të të Dërguarit të Posaçëm për Reformat Zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Pallmer.

“Nuk dua të spekulojë mbi motivet e tij”, u shpreh ajo.

“Plani është i rrezikshëm dhe i gabuar dhe mundet që në kuptimin afatshkurtër – të mbyllë OHR-në, duke vazhduar ‘dialogun strukturor’ me Dodik-un, e në këtë mënyrë duke i dhënë pajtimin atij për të marrur pushtetin e shtetit të BeH-së, duke marrë vendime në Zagreb dhe Beograd – kjo i bie përfundimisht shpërbërje e Bosnjes dhe Hercegovinës”, ka shkruar ajo.

Çudiç tha se para se Pallmer të takohet me dikë, duhet të “komentojë letrën që i rrjedhi”.

“Në atë letër që adresohen objektivat e vizitave të tij të shkuara dhe vizitat e ardhsme në BeH, qartazi shihet që ai nuk e ka në plan t’i bëjë presion forcave më destruktive – në fakt, ata janë bashkëbiseduesit e tij primar”, vazhdoi ajo.

“Administrata amerikane duhet të distancohet nga zoti Pallmer”, tha ajo, “sepse siç dëshmojnë dokumentat tashmë, angazhimi i tij është i kompromituar”, shkruan Çudiç.

Ndërsa iu referua edhe kongresit të nesërm, ku do të ketë seancë të veçantë për angazhimin amerikan në Ballkan.

“Nesër është një mundësi për të problematizuar pozicionin amerikan mbi sanksionet për Dodik-un, marrëdhëniet me OHR-në, Ligjin Zgjedhor dhe angazhimin e SHBA për integritetin territorial dhe sovranitetin e BiH”.

“Paraqitja e këtij lloj informacioni për një arsye nuk është një praktikë e vendosur dhe nuk është lloji i sensacionalizmit që unë mbështes. Por serioziteti i situatës me të cilën përballet Bosnja dhe Hercegovina, mendoj se kërkon angazhim dhe reagim urgjent”, vazhdon ajo.

“U bëj thirrje kolegëve të mi, qëllimi dhe stabiliteti i të cilëve në rajon është të shpallin, angazhojnë dhe udhëzojnë administratën amerikane që të protestojë kundër këtij lloj vendimmarrjeje në lidhje me BeH dhe Ballkanin,” shpjegoi Cudic në rrjetet sociale.

Çudiç thotë se me Matthew Pallmerin ka pasur mospajtime qysh prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti dhe Vlora Çitaku.

Foto e publikuar në rrjetin social të Subina Çudiç

“Pas disa minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të implikimeve të mbështetjes së tij (potencialisht autorësisë) për idenë e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në ShBA i tha se “një marrëveshje është arritur”.

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshje si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospjatimeve me Palmerin, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshjeje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë brifingu për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë”, vazhdon të shkruajë ajo.

Ndërsa përfundon se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore