Përballje

Crvena Zvezda pritet të dënohet nga UEFA


Në mbrëmjen e së enjtes Crvena Zvezda luajti kundër Milanos në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Evropës.

Ajo çka ra në sy, ishte një parullë e vendosur në “Rajko Mitić Stadium” nga tifozët serb ku shkruhej “Ndihmoni popullin serb në Kosovë dhe Metohi”.

Klubi serb mund të dënohet për këto mesazhe politike por edhe me etiketime të paqena, duke marrë parasysh që Kosova është shtet i pavarur, madje edhe i anëtarësuar në FIFA dhe UEFA.

Përveç kësaj, disa tifoz që ishin të pranishëm në stadium, dëgjoheshin duke e sharë dhe duke e fyer në fe, sulmuesin e Milanos, Zlatan Ibrahimoviç.

Përndryshe, takimi u mbyll me rezultat 2:2, ku vendasit barazuan rezultatin në minutat e fundit, edhe pse ishin me një lojtarë më pak, pasi që Milan Rodic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 25 shkurt në Milano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore