Sport

Cruz Hewitt në hapat e të atit


12-vjeçari Cruz Hewitt, djali i ish-numrit 1 të botës nga Australia Lleyton Hewitt, ka fituar kampionatin e tij të parë në tenisin e të rinjve.

Cruz i shtoi një stoli më tepër shtëpisë Hewitt me këtë kompeticion U12 në Australi.

Familja Hewitt pas fitores së Cruz-it

12-vjeçari nuk humbi asnjë set në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në kryeqytetin e Australisë, Canberra.

Jo vetëm kaq, por Cruz iu bashkua një moshatari Asher Brownrigg, dhe së bashku fituan kampionatin U12 të kategorisë çift.

Nuk është habi forma dhe inteligjenca e Cruz-it, kur i ati e trajnon si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Lleyton është kapiteni i ekipit kombëtar që do të marrë pjesë në Kupën Davis dhe vazhdon të qëndrojë në qoshen stërvitore të shumë australianëve në Turneun e ATP-s (Shoqëria e Tenistëve Profesionist).

“Jam shumë krenar që arrita të sjell në shtëpi titullin e kampionatit kombëtar mbi fushën me dhe. Qe një fundjavë e hatashme në Canberra #lojtardheu”, shkroi në Instagram Cruz pas fitores.

Do t’i duhet të lëvizë me shpejtësi nëse kërkon ta riprodhojë atë çka bëri babai i tij.

Lleyton Hewitt ende njihet si tenisti më i ri në moshë që arriti të bëhet nurmi 1 i botës dhe që e mbajti atë titull për më shumëse 80 javë. Ndër Grand Slam-et e tij, Hewitt shënon US Open dhe Wimbledon-in e Anglisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore