Lajme

Covid-19, përzierja e antitrupave nga Regeneron ndihmon në parandalimin e infeksioneve


Prodhuesi i ilaçeve Regeneron deklaroi tw hwnwn e 12 prillit se, pas rezultateve të provës klinike, përzierja e antitrupave monoklonale rezultoi efektive te njerëzit që jetojnë me dikë të infektuar me coronavirus.

Nëse ky ilaç autorizohet, mund të ofrojë një linjë tjetër mbrojtjeje kundër sëmundjes për ata që nuk mbrohen nga vaksinimi.

Prova klinike u zhvillua te më shumë se 1 mijë e 500 njerëz, të cilët jetonin në të njëjtën shtëpi me dikë që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 brenda katër ditësh.

Ata që morën një injeksion të ilaçit Regeneron kishin 81% më pak të ngjarë të sëmureshin me Covid-19.

Gjetjet janë prova e fundit që ilaçe të tilla të prodhuara në laborator, jo vetëm që parandalojnë rezultatet më të këqija të sëmundjes kur jepen mjaft herët, por gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e përhapjes te njerëzit e tjerë.

Ilaçet e antitrupave si Regeneron mund t’u japin mjekëve një mënyrë të re për të mbrojtur njerëzit me rrezik të lartë, që nuk u janë inokuluar ose që mund të mos reagojnë mirë ndaj vaksinimit. Siç janë ata që marrin ilaçe që dobësojnë sistemin e tyre imunitar.

Ky mund të jetë një mjet i rëndësishëm, pasi rastet në rritje të coronavirus-it dhe variantet e rrezikshme të virusit, kërcënojnë të tejkalojnë vaksinimet.

Regeneron tha në një njoftim për shtyp se do t’i kërkonte Administrimit të Ushqimit dhe Barnave (AUB) për të autorizuar ilaçin. Aktualisht për njerëzit me rrezik të lartë, që tashmë kanë Covid-19, por nuk janë të shtruar në spital.

Ka “një numër shumë të konsiderueshëm të njerëzve” në Shtetet e Bashkuara dhe globalisht që mund të jenë të aftë për të marrë këto barna për qëllime parandaluese, tha Dr. Myron Cohen, një studiues i Universitetit të Karolinës së Veriut .

Rrjeti është një nismë e sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit që ndihmoi për të mbikëqyrur provën.

Rajesh Gandhi, një mjek i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, i cili nuk ishte përfshirë në studim, tha se të dhënat qenë “premtuese” për njerëzit që nuk janë vaksinuar ende.

Por ai tha se studimi nuk regjistroi llojin e pacientëve që do të nevojiteshin për të vlerësuar nëse ilaçi duhet të përdoret në mënyrë parandaluese për pacientët me imunitet.

Përzierja e Regeneron-it mori vëmendje të gjerë vjeshtën e kaluar, kur iu dha ish-presidentit Donald Trump, pasi u sëmur me Covid.

Trajtimi mori autorizimin e urgjencës në nëntor. Mjekët po e përdorin atë, si dhe një përzierje tjetër antitrupash nga Eli Lilly, për pacientët me rrezik të lartë ndaj Covid-19.

Por, përdorimi i ilaçeve të antitrupave është ngadalësuar jo nga mungesa e dozave, por nga sfida të tjera. Megjithëse qasja është përmirësuar në muajt e fundit.

Shumë pacientë nuk dinë të kërkojnë ilaçe ose ku t’i gjejnë ato.

Shumë spitale dhe klinika nuk i kanë bërë trajtime të ndryshme me përparësi sepse janë të vështira për t’u administruar. Pasi një pjesë e madhe e tyre duhet të jepen përmes infuzionit intravenoz.

Regeneron planifikon të pyesë AUB-në për të lejuar që ilaçi i tij të jepet përmes një injeksioni, siç ka rezultuar gjatë studimit, i cili do të lejojë që ajo të jepet më shpejt dhe më lehtë.

Përshtatur për New York Times nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore