Lajme

Covid-19/ Kryeministri i Delhit po mendon heqjen e kufizimeve


Zyrtarët e Delhit janë duke marrë në konsideratë zbutjen deri në heqje të kufizimeve të Covid-19. Kjo nismë vjen gjashtë javë, pasi vala shkatërruese e coronavirus-it tronditi kryeqytetin indian.

Ndërkohë një fundjavë më parë zyrtarët e qytetit u detyruan të mbyllnin qendrat e vaksinimit. Kjo, për shkak të mungesës së furnizimit, një problem që mundon të gjithë vendin.

India nuk e ka kapacitetin prodhues të vaksinave për të inokuluar një pjesë të madhe të popullsisë së saj në një kohë të shpejtë. Mes grindjesh, midis qeverisë qendrore dhe lokale importimi i furnizimeve të reja është bllokuar.

Kjo do të thotë që çdo vendim për heqjen e kufizimeve, mund të ketë pasoja nëse lejohen tubime të mëdha pa maska.

“Përgjigjja e vetme është vaksinimi”, tha Dr. Anand Krishnan, një profesor i mjekësisë në Institutin e Shkencave Mjekësore të New Delhi-t.

Ai u shpreh se rreziku do të jetë i pranishëm aty nëse nuk vazhdohet të ndiqen të gjitha masat paraprake.

Kryeministri i Delhi-t, Arvind Kejriwal, njoftoi të dielën e 23 majit se qyteti do të fillojë “zhbllokimin” gradualisht. Nëse rastet vijojnë të bien dhe nëse pranohet një mungesë e rënduar e vaksinave nga java e ardhshme pritet lehtësimi ose heqja e masave.

“Prioriteti ynë kryesor është që të vaksinohen të gjithë”, tha Kejriwal në një konferencë për shtyp.

“Nëse të gjithë vaksinohen, mbase do të kursehemi nga një valë e tretë”, tha ai.

Kryeministri nuk dha detaje se cilët kufij do të hiqeshin. Aktualisht, të gjitha bizneset, përveç shërbimeve thelbësore si furnizimet e ushqimit dhe farmacitë, janë të mbyllura.

Lëvizja është e kufizuar dhe transporti publik është mbyllur, megjithëse njerëzit mund të udhëtojnë me makina private dhe autobusë.

Kufijtë zbatohen për rajonin e Delhit, i cili përfshin rrethin qendror të Delhit të Ri, ku janë zyrat kryesore të qeverisë.

Marrë dhe përshtatur nga New York Times për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore