Shqipëria

COVID-19 i mori jetën, Engjëll Dakli në 1-vjetorin e vdekjes nderohet nga Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”


“Në 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli”.

Kështu e ka cilësuar të hënën e 6 dhjetorit Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Engëll Daklin, i cili u nda nga jeta një vit më parë për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Me pasion dhe përkushtim punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të qytetit të tij të lindjes”, vijoi Meta në postimin e tij në median sociale Facebook.

Më tej Presidenti i Republikës e ka cilësuar si një figurë frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja.

“Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike – Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit”, e mbylli Meta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore