Stil

Corina Kopf fiton 1 milion dollarë në OnlyFans për vetëm 48 orë


Corina Kopf është një blogere dhe modele Instagram-i, më së shumti e njohur si pjesë e skuadrës së David Dobrik, “Vlog Squad”.

Kopf pothuajse vazhdimisht ishte pre e shakave seksuale në lidhje me marrëdhëniet e saj me burrat në atë grup.

Në qershor të vitit 2021, Kopf hapi faqen e saj OnlyFans. Lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, duke thënë: “gëzuar 6/9! OnlyFans-i im zyrtarisht ka filluar”.

Ylli i Youtube-it pretendon se, përmes kësaj platforme, fitoi më shumë se 1 milion dollarë, për vetëm 48 orë.

Edhe pse disa ndjekës nxituan ta kritikojnë, duke thënë se ajo vetëm ripostoi fotot nga Instagram-i i saj në OnlyFans.

Ajo përmes një statusi në Twitter u përgjigj, duke thënë se: “Njerëzit që mendojnë se OnlyFans-i im, është vetëm foto Instagram-i, jeni shumë gabim, duhet të keni durim”.

Në një video të publikuar nga David Dobrik në Youtube, Kopf zbuloi fitimet e saj, kur u pyet se sa para fitoj në ato dy ditë që ajo filloi të përdorte këtë platformë.

Kopf u përgjigj: “Në 48 orë, unë bëra pak më shumë se një milion dollarë dhe pastaj luaja bixhoz për të festuar, fitova edhe 30 mijë dollarë të tjerë”.

Por, kur u pyet se sa para fiton çdo muaj, ajo refuzoi të tregonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore