Përballje

Copa del Rey: Atletico Madrid, Bilbao, Sevilla dhe Villareal zbresin në fushë


Sonte (e enjte) do të zhvillohen edhe shtatë ndeshje të fazës së 1/16-ve të Kupës së Spanjës, apo Copa del Rey.

Kampionët në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid, do të përballen me ekipin e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Rayo Majadahonda.

Madrilenët të cilët nuk po kalojnë formë aq të mirë në La Liga, do të provojnë që sonte në udhëtim të kalojnë kundërshtarin Rayo Majadahonda, për të avancuar tutje në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër, Athletic Bilbao në ora 20:00 do të përballet në udhëtim te modestët e Mancha-s.

Bilbao vjen në këtë ndeshje pas fitores së fundit në ligë ndaj Osasuna-s, derisa kundërshtarët e tyre nuk po kalojnë momente të mirë, të cilët në pesë ndeshjet e fundit kanë humbur tri prej tyre.

Për dallim prej dy favoriteve të lartcekura, Sevilla dhe Villareal do të kenë ndeshje më të vështira në letër.

Sevilla do të përballet me ekipin e dytë të kategorisë së futbollit spanjoll, Zaragoza-n në udhëtim me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa Villareal do të luajë në udhëtim te Sporting Gijon, ndeshje kjo që gjithashtu do të nisë me fillim nga ora 18:00.

Ndeshjet tjera të së enjtes në Copa del Rey janë:

Fuenlabrada – Cadiz CF

Girona – Osasuna

Almeria – Elche

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore