Në vijim të takimit të liderëve botërorë në samitin e klimës COP26 në Glasgow, të martën e 2 nëntorit do të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030.
Angazhimi, me gati 14 miliardë paund (monedhë britanike) të zotuar në mbështetje publike dhe private, mbështetet nga kombet që mbulojnë rreth 85% të pyjeve të botës.
Kjo e fundit përfshin Kanadanë, Brazilin, Rusinë, Indonezinë dhe Republikën Demokratike të Kongos.
Por, analistët kanë paralajmëruar se një marrëveshje e arritur në vitin 2014, “dështoi fare të ngadalësojë shpyllëzimin”.
Prerja e pemëve kontribuon në ndryshimet klimatike, sepse pyjet thithin sasi të mëdha të gazit të dyoksidit të karbonit (CO2) që ngroh.
Ndërkaq thirrje të shumta ka pasur nga aktivistë të klimës dhe nga vetë Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II.
Nëpërmjet një video-mesazhi ajo iu drejtua udhëheqësve botërorë, “vepro tani për fëmijët tanë”.
Mbretëresha më tej iu kërkoi atyre të krijojnë një “të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme” për planetin.
Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg gjatë një demonstrate pranë kampusit COP26 nga lëvizja rinore e “Premte për të Ardhmen”, se politikanët thjesht “po pretendonin se e merrnin seriozisht të ardhmen tonë”.
Nga ana tjetër India premtoi një objektiv neto zero deri në vitin 2070 – 20 vjet më vonë se objektivi i samitit.
Natyralisti David Attenborough u bëri thirrje delegatëve që “ta kthejnë tragjedinë në triumf”.
Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se delegatët duhet “të kapin momentin” – por më vonë u pa duke pushuar.
Ndryshimi i shpejtë i klimës që po ndodh, sipas ekspertëve është shkaktuar nga njerëzit që përdorin naftë, gaz dhe qymyr për shtëpitë, fabrikat dhe transportin e tyre.
Kur këto lëndë djegëse fosile digjen, ato lëshojnë gazra serë – kryesisht CO2 – që bllokojnë nxehtësinë e Diellit dhe bëjnë që temperatura e planetit të rritet.
Bota tani është rreth 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se sa ishte në shekullin e 19-të – dhe sasia e CO2 në atmosferë është rritur me 50%.
Për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët thonë se ngrohja globale duhet të kufizohet në 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2100.
Megjithatë, premtimet aktuale nga vendet për të ulur emetimet e gazeve serë mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të shmangur ato që shkencëtarët thonë se do të ishin nivele katastrofike të ngrohjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mossad-i pas shpërthimit të radiove? Taktikat e Izraelit dhe precedenti i pajisjeve të manipuluara
-
Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, PD dorëzon nismën ligjore
-
Goli ishte gjithçka për Totò Schillaci-n
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?