Sport

CONMEBOL pezullon organizimin e “Copa America” në Argjentinë


Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, “CONMEBOL” ka pezulluar organizimin e “Copa America”, që do duhej të zhvillohej në Argjentinë këtë verë.

Shkaku i pezullimit të turneut thuhet së janë shqetësimet të që zyrtarët e konfederatës kanë rreth situatës së pandemisë Covid-19, që po mbizotëron në shtetin e Argjentinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter, CONMEBOL njoftoi se do t’i analizojë ofertat nga vendet tjera që shprehin interesim për organizimin e kësaj gare.

Rastet e shumta pozitive me coronavirus në Argjentinë, ka bërë që zyrtarët e CONMEBOL, të pezullojnë zhvillimin e turneut në këtë shtet, kurse opsionet, thuhet të jenë Kili apo SHBA.

Copa America ishte e paraparë të fillonte me datën 13 qershor me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Kilit.

Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë, CONMEBOL kishte anuluar zhvillimin e turneut në Kolumbi, për shkak situatës politike në këtë shtet, pasi që Copa America, fillimisht ishte e paraparë të zhvillohej në Argjentinë dhe Kolumbi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore