Lajme

Çmenduri në Bronx, arratiset nga policia dhe merr me vete makina e këmbësorë


Francisco Padilla, 29 vjeç, ka qenë epiqendër e një skenari të paprecedentë në një prej lagjeve më të famshme të New York-ut, Bronx.

Padilla, pas ndalimit nga Policia, nuk i është bindur urdhrit dhe ka nisur arratinë, duke marrë me vete makinat që i dilnin përpara dhe duke hipur në trotuar e plagosur 11 persona.

Në një mjet tip “Mercedes Benz GLC Coup”, ai shkaktoi trazi në rrugën e tejmbushur me mjete dhe këmbësorë.

Padilla u kap vetëm pak më pas, por pamjet filmike të ngjarjes bënë xhiron e rrjetit.

Albanian Post ka siguruar një video nga kalimtarë të rastit, ku shihet qartë çmenduria e 29-vjeçarit.

Disa akuza tashmë rëndojnë mbi të riun. Më e thjeshta, është ajo e kthimit të mjetit në mënyrë jo të rregullt në mes të rrugës. Ndërsa, burgun, ai e rrezikon pasi aksidentoi 11 këmbësorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore