Përballje

Clippers ngushtojnë epërsinë në serinë përballë Phoenix Suns


Ndeshjha e tretë e Konferencës Perëndimore në NBA ishte e befasaueshme.

Dueli mes Phoenix Suns dhe La Clippers përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 92:106.

Tani më, Clippers kanë ngushtuar epërsinë e serisë në 1:2, pasi Suns fituan dy ndeshjet e para.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, por diferenca u bë në çerekun e tretë, ku Clippers morën një epërsi prej 11 pikësh.

Devin Booker, i cili ishte dominant në dy ndeshjet e para, nuk arriti të jetë i njëjti pasi kishte vënë një mask për të ruajtur hundën.

Booker kishte thyer hundën në ndeshjen e dytë përballë Clippers, në një duel me Patrick Beverly, dhe u detyrua që në ndeshjen e tretë të luaj me mask.

Chris Paul u kthye në ndeshjen e tretë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 në rundit e dytë përballë Denver Nuggets.

Paul kishte një performancë të mirë ku shënoi 15 pikë me 12 asistime.

Paul George kishte një ndeshje të shkëlqyer ku shënoi më së shumti pikë nga të dy skuadrat.

Në këtë playoff, George ka pasur performanca të mrekullueshme, por, gabimi i vetëm që ai bëri ishte në ndeshjet e dytë ku humbi dy gjuajtje të lira.

Ndërsa te Clippers, Kawhi Leonard nuk është ende i gatshëm të luaj për shkak të një lëndimi që pësoi përballë Utah Jazz.

Më të dalluarit te LA Clippers ishin Paul George me 27 pikë, 8 asistime e 15 kërcime dhe Reggie Jackson me 23 pikë.

Ndërsa te Jazz, më të mirët ishin Deandre Ayton me 18 pikë e 9 kërcime dhe Chris Paul me 15 pikë e 12 asistime.

Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave do luhet më 26 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=c1H0mrCXhCo&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore