Lajme

Çitaku për Kurtin: Vuçiç-in e takon pa kushte, Ramës i vendosë kushte


Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e tij në konferencë për media se ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çitaku ka thënë se me presidentin e Serbisë takohet pa kushte e kryeministrit të Shqipërisë i vendosë kushte.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë? Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp”.

“Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”, ka shkruar ajo.

Tutje nënkryetarja e PDK-së ka thënë se kryeministri duhet të lë anash “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, para gazetarëve sqaroi se takime vetëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhdimisht, por që insistimi i tij aktualisht është që të mbahet mbledhja mes dy Qeverive.

“Nëse kryeministri Edi Rama, insiston në anulimin e dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që ia kam thënë që për takimet e ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejt ne takohemi shumë shpesh, nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia dhe paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë”.

Duke thënë se “unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të dy mbledhjeve të Qeverive, jo pa atë mbledhje”.

Kurti: I kam propozuar Ramës që ta mbajmë mbledhjen e qeverive këtë javë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore