Kosova

Çitaku: “Kosova është pa Ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës”


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se në momente të rëndësisë jetike për vendin, Kosova është pa ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.

“Sot, kur më shumë se kurrë na duhet bashkërendimi i brendshëm, dhe koordinimi me aleatët tanë, Kosova është pa Ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se pa ambasadorë të caktuar në misionet tona diplomatike, Kosova s’mund ta bëjë betejën e saj.

“Detyra e Ambasadorit nuk është vetëm koordinimi me institucionet qeveritare të shtetit nikoqir, por edhe me gazetarë, instititute, korin diplomatik, diasporë, etj etj. Beteja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona”, përfundoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore