Sport

Cilët janë 10 sportistët më të paguar ndër vite


Biznesi sportiv nuk është një histori e viteve të fundit. “Sportico” ka publikuar renditjen e 25 sportistëve që janë paguar më shumë ndër vite.

Në raportin e publikuar nga “Sportico” merren parasysh pagesat brenda dhe jashtë fushe. Pra, pagat e tyre dhe të ardhurat që vijnë nga fitimi i trofeve dhe sponsorizimet.

Michael Jordan është sportisti më i paguar në histori. Ai është një nga atletët ikonik në botën e sportit. Gjatë karrierës së tij ka fituar 2.62 miliardë dollarë.

Nga kjo shumë vetëm 6% ka ardhur nga pagesat e marra nga skuadrat që është aktivizuar si Chicago Bulls dhe Washington Wizards. Pjesa tjetër ka ardhur nga marrrëveshjet tregtare. Këto të fundit vijojnë edhe sot, kur ai nuk është më pjesë aktive e basketbollit.

Pjesë e listës janë tre lojtarë golfi, dy basketbollistë, dy futbollistë dhe nga një sportist, përkatësisht në boks, Formula 1 dhe tenis.

Dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë pjesë e top 10. Portugezi renditet i pesti dhe argjentinasi i teti. Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, David Beckham-i, renditet në vendin e 12. Nëntë pozicione më poshtë anglezit, renditet braziliani Neymar.

Lista e plotë:

1-Michael Jordan (basketboll) – 2.62 miliardë dollarë

2-Tiger Woods (golf) – 2.1 miliardë

3-Arnold Palmer (golf) – 1.5 miliardë

4-Jack Nicklaus (golf) – 1.38 miliardë

5-Cristiano Ronaldo (futboll) – 1.24 miliardë

6-Floyd Mayweather (boks) – 1.2 miliardë

7-LeBron James (basketboll) – 1.17 miliardë

8-Lionel Messi (futboll) – 1.14 miliardë

9-Michael Schumacher (Formula 1) – 1.13 miliardë

10-Roger Federer (tenis) – 1.12 miliardë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore