Kosova

Cilat janë pesë shtetet që u dhanë më shumë leje qëndrimi kosovarëve?


Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari’

Shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për kosovarët gjatë vitit 2020 janë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Italia.

Kjo është bërë e ditur sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat.

Thuhet se në total vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar 31 mijë e 654 leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova.

Vlen të theksohet se e para renditet Gjermania me 15 mijë e 895 leje qëndrimi të lëshuara, pas saj është Kroacia me 4 mijë e 488, e treta në listë është Sllovenia me 3 mijë e 904, e katërta renditet Franca me 1 mijë e 577 dhe e fundit është Italia me 1 mijë e 388.

Referuar të dhënave nga Eurostat, në vitin 2020 Polonia dha 598.000 nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%).

Ndërkaq sipas raportit, numri i migrantëve të parregullt në Shqipëri shënoi 13 për qind rritje në vitin 2020, krahasuar me shifrat e vitit 2019.

Përveç fushatave informuese, kontrollet e thella kufitare, ndërgjegjësimi për të drejtat dhe detyrimet nën regjimin pa viza, identifikimi dhe adresimi i arsyeve themelore, dialogu dhe bashkëpunimi me vendet më të prekura kanë vazhduara.

Ndërsa komisioni po monitoron me shumë vëmendje trendin në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave.

Zëra janë përhapur se ato mund të rikthehen për disa vende të Ballkanit Perëndimor, pikërisht për shkak të emigracionit.

Mirëpo, asnjë masë konkrete nuk është marrë ndonjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore