Pajisje

Cilat aplikacione shpenzojnë më së shumti baterinë tuaj?


Gjatë përzgjedhjes së aplikacioneve të cilat harxhojnë më shumë morën parasysh tre parametra: sa  shfrytëzon çdo aplikacion (të themi, kamera ose vendndodhja), përdorimi i baterisë dhe disponueshmëria e modalitetit të errët.

Kur këta tre faktorë merren parasysh së bashku, këto janë dhjetë aplikacionet më të kërkuara që janë në dispozicion për ne (ose përdoren shpesh):

  1. Fitbit
  2. Uber
  3. Skype
  4. Facebook
  5. Airbnb
  6. Instagram
  7. Tinder
  8. Snapchat
  9. Whatsapp
  10. Zoom

YouTube, Booking.com, Amazon, Telegram dhe Linkedin gjithashtu renditen mjaft lart.

Është e qartë në shikim të parë se lista dominohet nga aplikacionet të cilat kontrollohen nga Meta.

Facebook, Instagram, Snapchat, Youtube, WhatsApp dhe Linkedin përdorin mesatarisht 11 funksione shtesë në sfond, gjë që ngarkon ndjeshëm baterinë e pajisjes suaj.

Ndër aplikacionet që zënë më shumë memorie janë Uber (dhe Uber Eats), Fitbit, Facebook, PayPal, Microsoft Teams, YouTube (dhe YouTube Music), Airbnb, TikTok, Linkedin, Snapchat, Duolingo, Slack, Tinder, Instagram, Spotify.

Nëse jeni duke luftuar me mungesën e hapësirës në telefonin tuaj, do të ishte e vlefshme të zëvendësoni disa aplikacione me variantet e tyre “lite” (të themi, Facebook) ose platforma krejtësisht të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore