Lajme

CIA dëshiron të bashkëpunojë me inteligjencën tajvaneze


Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA (CIA) thuhet se është shprehur e interesuar për të bashkëpunuar me Byronë e Inteligjencës Ushtarake të Tajvanit (MIB).

Lajmi u bë i ditur nga agjencia vendase “Taiwan News”.

Sipas saj, gjatë një takimi të nivelit të lartë mbajtur më 20 qershor të këtij viti në SHBA, CIA ftoi drejtorin e MIB (inteligjenca tajvaneze), Arthur Yang, të marrë pjesë për herë të parë në këtë ngjarje.

Kjo, duke shprehur shpresën për shkëmbime të drejtpërdrejta të inteligjencës dhe bashkëpunim midis dy agjenci.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) Wellington Koo kryesoi një delegacion për t’u takuar me Ely Ratner, ndihmës sekretaren e mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Indo-Paqësorit.

Delegacioni i Koo-s përfshinte zëvendësin e tij York Chen dhe zëvendës ministrin Bo Hung-hui, ndërsa pala amerikane përfshinte përfaqësues nga departamenti i shtetit dhe këshilli i sigurisë kombëtare.

Agjencia e lajmeve citoi burime se Yang, i cili u ngjit në radhët e Forcave Ajrore, ishte ftuar të merrte pjesë në takim për herë të parë. Pas takimit, thuhet se ai ishte ftuar të vizitonte selinë e CIA-s.

Më pas, CIA thuhet se i shprehu Yang-ut interes për të krijuar një bashkëpunim të drejtpërdrejtë të inteligjencës me MIB-në.

Megjithatë, kur Yang u kthye në Tajvan për të raportuar çështjen, MND-ja përfundimisht vendosi që MIB duhet të paraqesë një raport të veçantë rasti dhe duhet t’i nënshtrohet rishikimit përpara se të kryejë shkëmbime informacioni.

Homologu i Tajvanit me CIA-n është Byroja e Sigurisë Kombëtare (NSB).

Aktualisht, kërkesat e SHBA-ve për informacione të mbledhura përmes kërkimit dhe shkëmbimit të inteligjencës duhet të koordinohen nga NSB-ja, e cila më pas ia cakton detyrën agjencive të saj të inteligjencës të lidhura, si MIB-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore