Sport

Chelsea ‘shpartallon’ dhe fundos Norwich-in


Skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel ka arritur një fitore me rezultat 7-0 përballë Norwich-it të  Milot Rashicës.

Një fitore që i bën blutë të ecin të sigurtë në rrugën drejt titullit kampion edhe pse është akoma herët të flitet për diçka të tillë.

Me fitoren e arritur, Chelsea shkon në kuotën e 22 pikëve, në vendin e parë. Katër pikë më pak ka Liverpool-i i vendit të dytë, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javës së nëntë.

Në krahun tjetër, Norwich-i, pas nëntë javëve të luajtura në Premier League ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë.

Në “Stamford Bridge”, vendasit shënuan nga tre herë për secilën pjesë dhe gjithashtu pati një autogol të miqëve në pjesën e dytë. Masson Mount ishte padiskutim njeriu i ndeshjes. Talenti anglez shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

Goli i parë i takimit edhi në minutën e tetë. Mount ishte autori goli. Ai  shënoi pas asisitit të Jorginho-s. Në minutën e 18 do të vinte goli i dytë. Callum Hudson-Odoi shënoi pas asistit të Mateo Kovacic-it. Goli i tretë u shënua nga Reece James. Mount-i asistoi këtë herë.

Në pjesën e dytë do të shënonte fillimisht Ben Chilwell për 4-0 në të 57 minutë. Mbrojtësi shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhënë nga kroati Kovacic.

Në të 62 minutë, Max Aarons shënon autogol, duke i çuar shifrat në 5-0.  Vetëm tre minuta më vonë, Ben Gibson merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë me 10 lojtarë skuadrën e Norwich-it.

Në minutën e 82, Chelsea merr penallti, te cilën e merr përsipër Mount. Por, topi i gjuajtur prej tij pritet nga portieri mik. Në këtë rast VAR ndërhyri, pasi portieri i Norwich-it, nuk i kishte të dy këmbët mbi vijën fatale dhe penalltia përsëritet.

Këtë herë Mount nuk gabon. Pikërisht minuta e 85 dhe Mount e dërgon topin në rrjetë, duke i çuar shifrat në 6-0. Goli që do të vuloste gjithçka në këtë takim do të vinte në minutën e 90+1 dhe përsëri nga Mount.

Për performancën ndaj Norwich-it, Mount u vlerësua me notën 10 nga “Sofascore”. Pas tij vinte Kovacic me notën 9.2. Më të dobëtit në fushë ishin Mathias Normann me notën 5.4 dhe Gibson me notën 5.6.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore