Sport

Chelsea rikthen interesimin për Jesus Corona-n


Chelsea ka rikthyer në vëmendje transferimin e lojtarit të Porto-s, Jesus Corona-n. Por, një marrëveshje paraprake, para qeshorit, do shmangte një shumë rreth 13 milionë paundësh shtesë, sipas një klauzole që ka lojtari me klubin aktual.

Corona ka bërë një sezon pozitiv, ku në 40 paraqitje, ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar 11 asiste. Chelsea do të ketë mundësinë ta vëzhgojë nga afër lojtarin, në prill, kur dy ekipet do të ndeshen në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës e kërkuan 28-vjeçarin edhe në verën e kaluar dhe sipas portugezes, O Jogo, raportohet se Chelsea i është rikthyer interesimit.

Meksikani ka një klauzolë deri në qeshor, që kap shifrën e 21.4 milionë paundëve. Klauzolë e cila duke kaluar qeshorin, bëhet në vlerën e 34 milionë paundëve.

“Në një moment ne biseduam me Chelsea-n. Nuk mund të them nëse ai është opsioni A, B apo C, tani janë më tepër thashetheme”, tha Matias Bunge, agjenti i Corona-s.

Corona luan për Porto-n që nga viti 2015, kohë kur u transferua nga Twente. Marrëveshja aktuale me klubin i skadon në 2022.  Anësori i djathtë numëron 261 paraqitje me Porto-n, nga ku ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 66 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore