Sport

Chelsea përgatit super ofertën për Chiesa-n


Anësori italian i Juventus-it, Federico Chiesa, duket se është kthyer në objektivin numër një të Chlesea-t për merkaton e ardhshme.

Sipas raportimeve nga italiania “Calciomercato”, blutë e Londrës po kërkojnë të forcohen akoma dhe më shumë edhe pse kanë një ekip të mbushur me lojtarë të niveleve të larta.

Kampionët e Evropës në fuqi, duan të mbeten për shumë kohë në krye ndaj dhe po hedhin sytë nga elementët e talentuar si Chiesa, apo dhe Jules Kounde dhe Matthijs de Ligt-i.

Sipas disa mediave të ndryshme në Itali dhe Angli, Chelsea u përpoq gjatë kësaj merkato verore për të marrë Chiesa-n, duke ofruar te Juventus-i 100 milionë euro. Ofertë e cila u refuzua nga italianët.

Oferta e radhës që po përgatit Chelsea pritet të jetë rreth 115 milionë euro. Shifër e njëjtë me atë të cilën transferoi Romelu Lukaku-n nga Inter-i këtë verë.

Largimi i Timo Werner-it në drejtim të Gjermanisë do linte një vend bosh në skuadër dhe atë vend pritet ta marrë pikërisht Chiesa.

Për ish-lojtarin e talentuar të Fiorentina-s, Chelsea do të duhet të përballet në merkato me Liverpool-in dhe Bayern Munich-un. Të tre klubet mbeten në garë të forte për shërbimet e Chiesa-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore